image Son ka një mesazh për tifozët para se të bëhet ushtar

Futboll

Futboll/ Son ka një mesazh për tifozët para se të bëhet ushtar

news image

Tashmë e bërë dhe zyrtare ylli i Tottenaham, Heung-Min Son është gati të nisë shërbimin ushtarak të detyruar nga shteti i tij.

Son do të kryej detyrimin e tij ushtarak në Korenë e Jugut, por para këtij rrugëtimi, ai ka dhënë një mesazh për tifozët.

Në kohë pandemie, Son u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet.

“Derisa grumbullimet e mëdha po anulohen për shkak të virusit Covid-19, dhe derisa jemi duke punuar për të vepruar në përputhje me politikat e qeverisë, ne nuk do kemi evenimente publike”, ka thënë fillimisht Son.

“Ky vendim po merret për sigurinë e tifozëve dhe reporterëve, si dhe për të parandaluar shfaqjen e situatave të rrezikshme”, ka shtuar lojtari.

“Faleminderit për mirëkuptim. Heung-min Son pret që të përfundojë detyrën e tij ushtarake dhe të bëjë më të mirën”, thuhet tutje në postimin në ‘Facebook’.

Son pritet të jetë gati për rikthimin te Tottenham, kur të vije koha për rifillimin e sezonit në Premierligë.