image Sogojeva në raportim para deputetëve: 12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat opsion

Financa

Sogojeva në raportim para deputetëve: 12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat opsion

news image

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pritur në raportim Hysen Sogojevën nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sogojeva ka deklaruar se mbi 12 mijë biznese janë në krizë, e pothuajse drejtë falimentimit, duke kërkuar kështu nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti.

Ai u shpreh edhe një herë kundër mbylljeve derisa tha që të lejohen të punojnë gjithë sektorët si dhe të dënohen ata që shkelin masat antiCOVID.

Po ashtu, ai kërkoi që të formohet Agjencioni Kombëtarë i Turizmit, duke shtuar se e ka të gatshëm projektin.

“Ne si Odë jemi munduar që të qojmë mesazhe duke mbajtur biznesin dhe shëndetin, rreth 12 mijë biznese në total janë në krizë të madhe dhe shumica para falimentimit, kemi bizneset që 550 ditë s’kanë punuar. Çdo ndarje që vjen nga Ligji i Rimëkëmbjes, përparësi t’i jepet atyre që kanë humbur më së shumti”, ka shtuar ai.

Ndërsa Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit, tha se kohëve të fundit Parlamenti ka qenë pak aktiv, derisa ka shtuar se shumë ligje kanë mbetur në rrugë.

“Duke parë gjendjen në të cilën jemi si rezultat i pandemisë dhe ndryshimeve të ligjeve që kanë ndodhur viteve të fundit, parlamenti ka qenë më pak aktiv dhe shume ligje kanë mbet në rrugë”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/