image Socialistët i fitojnë zgjedhjet e katërta në katër vitet e fundit në Spanjë

Rezultati/ Socialistët i fitojnë zgjedhjet e katërta në katër vitet e fundit në Spanjë

news image

Partia Socialiste në pushtet i ka fituar zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë. Megjithatë, kjo parti ka dështuar të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Partia e së djathtës ekstreme, Vox, u ngjit në vendin e tretë, ndërsa partia “Qytetarët” pësoi humbje të rëndë.

Partia Socialiste e Punëtorëve, e udhëhequr nga kryeministri i tanishëm, Pedro Sanchez, i fitoi 120 ulëse në kuvend, tri më pak se në zgjedhjet e muajit prill. Partia popullore i fitoi 87 ulëse, ndërsa partia Vox i dyfishoi votat në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nga 24 në 52.

Duket se qytetarët spanjollë janë të zemëruar dhe të mërzitur nga kriza e vazhdueshme politike pasi pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 6 për qind më e ulët. Në prill kishin votuar 75.5 për qind e spanjollëve me të drejtë vote, ndërsa të dielën votuan 69.9 për qind e tyre.

Këto rezultate lënë të kuptohet se Spanja mund të përballet përsëri me krizë politike, e cila mund të zgjidhet përmes negociatave të gjata për formimin e qeverisë në një skenë mjaft të përçarë.

Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i tanishëm tha se synon të formojë një qeveri përparimtare dhe kërkoi nga kundërshtarët politikë që të mos e pengojnë për arritjen e këtij qëllimi, shkruan “The Guardian”.