Edward Snowden që nxori të dhënat e Agjencisë Nacionale të Sigurisë së ShBA-së, ka dhënë disa komente lidhur me konfliktin që mund të ndodhë së shpejti në Ukrainë.
Snowden akuzohet për tradhti nga ShBA dhe ka vite që jeton në Moskë, ku së fundmi ka marrë rezidencë të përhershme nga Rusia.
Ai kritikoi mediat për raportimin e tyre lidhur me situatën në Ukrainë, ku Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa.
“Nuk ka asgjë më groteske se sa kur mediat shtyjnë për luftë”, ka shkruar Snowden.