image Snoop Dogg konsumon lëndë narkotike para performancës në 'Super Bowl' (VIDEO)

Bota e Yjeve

Snoop Dogg konsumon lëndë narkotike para performancës në ‘Super Bowl’ (VIDEO)

news image

Në rrjetet sociale u bën virale disa imazhe, ku para shfaqjes “Super Bowl” në Las Vegas, Snoop Goog, shihet duke konsumuar lëndë narkotike para se të ngjitej në skenë.

Në fillim kishte vetëm foto, por videot filluan të shfaqen shumë shpejtë, raporton Marca.

Në video, ka një imazh të qartë të Snoop Dogg duke pirë duhan në shkallë pak para se të ngjitej në skenë për performancën e fundit.

Një kamerë brenda stadiumit kapi të gjithë sekuencën që e vë Snoop në qendër të vëmendjes.

Yjet e hip-hopit që u rikthyen me një performancë masive dhe dhuruan spektakël, u ngritë edhe kundër disa rregullave që u tha se u ndaluan nga NFL.

Në mesin e tyre edhe Eminem e gjeti momentin e tij për t’u gjunjëzuar në formë proteste pas performancës së këngës “Lose Yourself”.

Snoop Dogg - Super Bowl Half Time Show

/GazetaSinjali/