Problemet me punësime në fushën e arsimit në Gjilan si duket nuk kanë të ndalur as në udhëheqjen e Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas konkursit të shpallur më datë 30 shtator të këtij viti për pozita të ndryshme për shkollat në këtë komunë, kanë pasuar kritikat për punësime të njerëzve të afërt me pushtetin dhe koalicionin qeverisës në Gjilan.
Në vazhdën e jo pak ankesave është ajo e profesorit të lëndës së Filozofisë dhe Sociologjisë B. S (emër i njohur për Gazetën Sinjali), i cili ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i Komunës që ta anulojnë testin.
“Rezultati i testit me shkrim, sipas konkursit të shpallur me Nr. Protokollit 115471 i 30.09.2022 dhe të mbajtur me 01.12.2022, kërkoj të anulohet në tërësi”, thuhet në ankesën e profesorit.
Më tej në ankimimin e B. S thuhet se për shkak të shkeljeve ligjore, sepse testi ka qenë i njëjtë për të gjitha grupet, të cilēt i janë nënshtruar testit me shkrim të 4 grupe në kohë të ndryshme. Duke filluar në orën 09:00, në orën 11:00 në orën 13:00 dhe grupi i fundit në orën 15:00).
Sipas ankuesit, testi nuk ka qenë konform ligjit, pasi që formulimi i testit ka qenë i përpiluar gabimisht dhe jo i qartë, jasht standardit profesional për detyrat që kanë për t’i marr.
Më taj në ankesë e B. S thuhet se ka pasur pyetje deri në 3 përgjigje të sakta dhe të cilat nuk kanë qenë të ndara nga pyetjet me një përgjigje të saktë dhe këtu kaë hamendsuar dhe dyshuar se cilat janë ato pyetje.
“Me këtë rast konsideroj se testi ka qenë tendecioz dhe i përpiluar për grupe të caktuara për të cilat hamendësohej se i kanë pasur përgjigjet e pyetjeve paraprakisht), që të njëjtit ta kalojne testin dhe konsideroj se testi është shpërndarë për persona të caktuar, ( nga grupi në grup apo nga grupi i parë, dytë, tretë dhe në të katërtin”, thuhet në ankesën e B. S.
Profesori tregon se në testin e mbajtur në shtator i ka arrit 84 pikë me shkrim, sepse testi ka qenë i standartizuar dhe profesionalisht mirë i përpiluar dhe nuk kanë pyet pos për kurikul, por edhe për profesion dhe të përgjithshme.
“Me këtë rast konsideroj se janë shkelur ligjet: Udhëzimi Administrativ MPMS Nr. 07/2017, neni 10 pika 1. Neni 8, pika 1.1. Ligji për zyrtarët publik, neni 67, pika 2. neni 68, pika 3.2 dhe 5.
Derisa nga Komuna e Gjilanit nuk janë përgjigjur lidhur me ankesën e profesorit në fjalë.