image PZAP merr vendim për dy ankesat e LVV-së, njëra aprovohet, tjetra jo

Kosovë

Votat/ PZAP merr vendim për dy ankesat e LVV-së, njëra aprovohet, tjetra jo

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që ta pranojë një kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, e një tjetër vendosi që ta refuzojë.

PZAP e ka pranuar si të bazuarnjë ankesë nga LVV për ta anuluar një votë dhe e ka refuzuar si të pabazuar një ankesë tjetër për anulimin e një vote, shkruan Gazeta Sinjali.

“PZAP ka vendosur që të pranojë pjesërisht të bazuar ankesën e Anr.514/2019 e datës 224.11.2019 e paraqitur nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – dhe QNR që 1 fletëvotim në vendvotimin 2704B/02R të vlerësohet i pavlefshëm dhe i njëjti të largohet nga rezultati përfundimtar i publikuar më 07.11.2019”, thuhet në vendim.

“Rrefuzohet e pabazuar ankesa Anr.514/20I9 e datës 24.11.2019, e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, në pjesën që ka kërkuar ankuesi që në Vendvotimin 2705B/01D, të shpallet 1 (një) fletëvotim i pavlefshëm”, thuhet tutje në vendim.

Ndërkohë PZAP dje ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i numëruar 392 votat e ardhura me vonesë nga diaspora. /Gazeta Sinjali/