image Smajl Latifi paralajmëron padi ndaj Blerim Latifit, e quan servil të Kadri Veselit

Reagim/ Smajl Latifi paralajmëron padi ndaj Blerim Latifit, e quan servil të Kadri Veselit

news image

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit, i cili tha se në zgjedhjet e kaluara ai ka shpërndarë certifikata të veteranëve me veturë zyrtare nëpër fshatrat e Rahovecit.

Pas këtyre deklaratave, Smajl Latifi e quan Blerim Latifin servil të Kadri Veselit dhe siç shprehet ai “përgjigjen për shpifjet klasike të Blerim Latifit, do ta gjejnë në gjykatë me padi”, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Shpifjet ndaj meje nuk do ta shpëtojnë PDK-në nga humbja e thellë e 6 tetorit.

Të dashur miq, para pak çastesh u njoftova se servili i parë i Kadri Veselit, Blerim Latifi e ka përmendur emrin tim për të tentuar njollosjen ndaj AAK-së dhe ndaj meje.

Akuzat e tij qesharake i demanton vet personi në fjalë, i cili thotë se ‘kam përdorur veturë zyrtare’ në një kohë kur unë nuk kisha asnjë post në institucionet publike.

Nuk është hera e parë që PDK, nën presionin e humbjes po hedh ndaj meje akuza totalisht të pabaza, të nxitura nga paniku i humbjes dhe i sondazheve në terren ku AAK po prin gjithnjë.

Përgjigjen për shpifjet klasike të Blerim Latifit, që nuk dallojnë me ato të shefave të tij partiakë të bëra sa herë kanë qenë pranë humbjes do ta gjejnë në Gjykatë me padi dhe më 6 tetor me debakël në zgjedhje.