image Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për një javë

Rajon

Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për një javë

news image

Qeveria e Sllovenisë sot zgjatë numrin më të madh të masave kufizuese edhe për një javë.

Ky vendim i qeverisë sllovene u mor në takimin e fundit të rregullt javor mbi situatën epidemiologjike në vend.

“Situata aktuale epidemiologjike në vend kërkon një njoftim të ri, të kufizuar në kohë, të epidemisë në territorin e tërë Sllovenisë”, njoftoi qeveria, raporton agjencia e lajmeve STA, transmeton Gazeta Sinjali.

E vetmja masë që autoritetet kanë zbutur është hapja e sheshit të ndërtimit më 15 mars dhe punëtorët e ndërtimit mund të kthehen në punë pa prova paraprake, por jo të punojnë në shtëpi private.

Kjo për shkak të kërkesës së kompanive të ndërtimit për të lejuar punën në natyrë./Gazeta Sinjali/