Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje po presin me orë të tëra në kufirin Kroaci – Slloveni, gjatë kthimit për në vendet ku jetojmë dhe punojnë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arsyeja e kolonave dhjetëra kilometërshe është vendimi i qeverisë sllovene, i marrë më 31 dhjetor të 2020-ës, në kuadër të masave anti-COVID.
Ky vendim parasheh që personat të cilët vijnë nga vendet në listën e kuqe (në të cilën bën pjesë edhe Kosova), të dërgohen në karantinë nëse nuk prezantojnë në pikën kufitare rezultatin negativ të testit PCR, jo më të vjetër se 48 orë.
Testet PCR të cilat do të merren në konsideratë janë vetëm testet e kryera në një shtet anëtar të BE-së ose të Zonës Schengen.
Nga 2 Janari 2021, megjithatë, testimi i shpejtë me antigjen do të mundësohet në disa vendkalime kufitare.
Nëse një person që vjen nga një vend i listës së kuqe dhe hyn në kufirin e jashtëm të Schengenit dhe nuk paraqet një test negativ PCR ose nuk bën pjesë në asnjë nga 12 përjashtimet, ai ose ajo mund të hyjë vetëm në pikën e kalimit kufitar ku sigurohen kushtet për testimin e shpejtë të antigjenit./Gazeta Sinjali/