image Sllovenia me rekord të ri të rasteve me COVID-19

Evropë

Sllovenia me rekord të ri të rasteve me COVID-19

news image

Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus u regjistrua sot në Slloveni.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 745 raste, dita e dytë me radhë me numër rekord të të sapo infektuarve me COVID-19 në vend, i cili tani ka mbi 10.000 njerëz të infektuar, raporton agjencia e lajmeve STA, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i qeverisë sllovene, Jelko Kacin tha se një rekord prej 5,287 testimeve u kryen dje. Numri i personave të shtruar në spital u rrit me 12 në 222, megjithëse 20 pacientë u lëshuan në shtëpi. Janë 40 persona në njësitë e kujdesit intensiv.

Sllovenia nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 10 mijë e 683 raste të koronavirusit, prej të cilave 4,818 janë ende aktive.

Një person tjetër vdiq nga koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 176. /Gazeta Sinjali/