image Sllovenia fut në karantinë 800 udhëtarë për shkak të COVID-19, mes tyre edhe shqiptarë

Botë

Sllovenia fut në karantinë 800 udhëtarë për shkak të COVID-19, mes tyre edhe shqiptarë

news image

Autoritetet sllovene kanë reaguar duke shtrënguar masat e kontrollit në kufi edhe më shumë për shkak të COVID-19.

Pas rritejes së rasteve me koronavirus në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia ka marrë vendim për t’i futur në karantinë më shumë se 800 udhëtarë të cilët kanë hyrë në Slloveni nga Ballkani.

Pushuesit mund të qëndrojnë në Slloveni për më së shumti 12 orë tranzit, shkruan heute.at. Njerëzit që vijnë nga Kroacia duhet të dëshmojnë se kanë qëndruar atje, këtë mund ta bëjnë shembull duke dëshmuar se kanë pasur të prenotuar një hotel. Përndryshe nuk ka kufizime për ta.

Por situata është e ndryshme për ata që vijnë nga Serbia, Shqipëria apo Bosnja. Në fundjavën e kaluar, pothuajse 800 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë marrë vendimin për t’u vendosur në karantinë posa kanë hyrë në Slloveni. 340 vendime janë lëshuar të shtunën dhe 435 të tjera të dielën, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve STA Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e të ndaluarve vijnë nga Bosnja. Të gjithë ata që kanë udhëtuar nga një shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor duhet të futen në karantinë për 14 ditë.

Vendimet për karantinë janë lëshuar gjithashtu në Aeroportin e Lubjanës (56) dhe në vendkalimet kufitare për në Itali dhe Austri (14).

Vendet fqinje me Slloveninë, si Austria, Italia dhe Hungaria mbeten tani për tani në listën e vendeve të sigurta./ Gazeta Sinjali/