image Sllovenia e ndihmon Kosovën me mjete mbrojtëse kundër COVID-19

Shëndetësi

Sllovenia e ndihmon Kosovën me mjete mbrojtëse kundër COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot donacion nga Sllovenia, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se kjo ndihmë dhe donacionet e tjera janë kruciale për shëndetësinë e Kosovës.

“Ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1 mijë litra dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore”, ka njoftuar Zemaj.

Zemaj ka thënë se ministria që ai udhëheq po bën përpjekje që sipas kërkesave dhe dokumenteve strategjike të sigurohen donacione, financime projektesh në shëndetësi, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse, barna dhe materiale shpenzuese.

Ministri i Shëndetësisë ka shkruar në Facebook se pa ndihmën e Sllovenisë dhe donatorëve nga shtetet mike, Kosova do ta kishte të vështirë të plotësonte nevojat e sistemit shëndetësor./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3384763151570541?xts[0]=68.ARCmDpcF-V0NI1jHItjgwPdGuBG4mR3kVL-P3KE8r6pn-9zUPZAjfCFztLkaWITZenYgx5bHwRBQ7oKorogsNAUTsAYtO5UIPj1ag53JokakxMrQurO24Tbu3HbAvD0SA91S4EJCh2bPr_e7iodgXJ02bdsi4t6HPFNDRwoFpVLYXjrsiGPLHnmPjmu6E3fI_Kn9nueKxGTl6aF7o69rOWtJSo-TY4EaiHEoCkv3IIgpU2a2JkGWax9Av9JFQxjaPawewNFx3rJpG_zXj_9IBpG67Ei9LEXV_loDpHhDDVAg-4FtorWo1-r2-n2ngV5GVQ5Sk09yAt0Z1UZhGvgBjFGvNg&tn=-R