image Sllovenia dhe Hungaria konfirmojnë rastet e para me koronavirus

Rajon

Shëndetësi/ Sllovenia dhe Hungaria konfirmojnë rastet e para me koronavirus

news image

Sllovenia dje ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Slloveni përmes një njoftimi.

Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve STA, pacienti kishte udhëtuar për në Slloveni nga Maroku, përmes Italisë dhe tani ishte në një spital të Lubljanës.

Deri tani, Sllovenia ka kryer rreth 352 teste të personat e dyshuar me koronavirus.

Po ashtu, Hungaria ka konfirmuar dy raste me koronavirus, të dy pacientët janë studentë iranianë që jetojnë në Hungari.

Kryeminstri i Hungarisë, Viktor Orban përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për dy rastet e konfirmuara me koronavirus në Hungari.

“Ne kemi një rast të parë të infektuar, ose më saktë dy menjëherë, të cilët duhet të shtronim në spital”, ka shkruar Orban./Gazeta Sinjali/