Polonia ndeshjen e parë në këtë Evropian e luajti ndaj Sllovakisë, shkruan Sinjali Sport.
Kombëtarja polake zhvilloi sfidën e parë si nikoqire në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut.
Mirëpo, befasia ndodhi në këtë ndeshje, pasi Sllovakia arriti fitore minimale me rezultat 1-2.
Robert Mak pasi i dribloi dy lojtarë goditi në portën e Polonisë, ku portieri Szczesny nuk arriti të ndal topin dhe u realizua autogol nga ai.
Karol Linetty me të filluar pjesa e dytë, realizoi për Poloninë, duke qenë kjo e tëra nga ta.
Polakët luajtën pa një lojtar që nga minuta e 62-të, ku u ndëshkua me karton të kuq Krychowiak.
Futbollisti i Interit, Milan Skriniar realizoi golin e fitores për Sllovakinë në minutën e 69-të, duke e gjetur fitoren dhe janë një hap para drejt kalimit të grupeve.
Dy përfaqësueset bëjnë pjesë në Grupin E, së bashku me Spanjën dhe Suedinë, që ballafaqohen sot në mbrëmje nga ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/