image Skuadrës kosovare i vdes ky lojtar

Futboll

Sport/ Skuadrës kosovare i vdes ky lojtar

news image

Skuadra e Vllaznisë së Pozhoranit ka marrë një lajm të dhimbshëm. Njëri ndër lojtarët e gjeneratave të para të klubit, Faruk Hoxha, ka ndërruar jetë, përcjell Gazeta Olle.

“Me rastin e vdekjes së Faruk Hoxhës, njëri ndër lojtarët e gjeneratave të para kur Kf Vllaznia Pozheran ka ndërruar jetë.

Në emër të udhëheqjes së klubit dhe të gjithë futbollëdashësve të KF Vllaznia-Pozheran, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha”, njofton Vllaznia.

Klubi pozhoranas është në Ligën e Parë këtë sezon./Gazeta Sinjali/