image Idriz Voca ndërron ambient, pritet t'i bashkohet skuadrës italiane

Futboll

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

news image

Idriz Voca pritet të jetë shqiptari i radhës që do të vazhdojë karrierën në Itali.

Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka luajtur 15 ndeshje me Kosovën, kërkohet nga Cozenca.

Klubi kalabrez, që garon në Serie B dhe po lufton për të mos rënë një kategori më poshtë (renditet në vendin e 17-të), ka piketuar Vocën si përforcimin e duhur për mesin e fushës.

Voca qëndron pa ekip prej korrikut të vitit të kaluar, kohë kur i dha fund aventurës me turqit e Ankaragucu. Agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e klubit italian dhe zyrtarizimi i kalimit në Itali për Vocën është çështje kohe. /Gazeta Sinjali Sporti/