image Skocia bëhet vendi i parë në botë që ofron produktet menstruale falas

Botë

Skocia bëhet vendi i parë në botë që ofron produktet menstruale falas

news image

Skocia është bërë vendi i parë në botë në të cilën produktet menstruale, si tampon dhe peceta, do të ofrohen falas për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Ligji i cili detyron qeverinë të krijojë një skemë për të siguruar këto produkte dhe të imponojë kërkesën për institucionet e tjera publike, u miratua njëzëri të martën në parlamentin skocez.

Sipas këtij ligji, shkollat, kolegjet dhe universitetet duhet të vendosin një gamë të këtyre produkteve në tualetet e tyre falas, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se qeveria skoceze tashmë kishte siguruar akses në shkolla përmes financimit nga viti 2018.

Disa autoritete lokale në Skoci gjithashtu kanë siguruar tashmë produkte falas, por tani është një kërkesë ligjore.

Legjislacioni u zhvillua për të trajtuar “varfërinë menstruale”, e cila është kur njerëzit përpiqen të blejnë produkte menstruale që u nevojiten./Gazeta Sinjali/