Kombëtarja e Kroacisë po ballafaqohet me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.
Britanikët barazuan rezultatin, pas disavantazhit në 1-1.
Callum McGregor shënoi në minutën e 42-të me një goditje të fuqishme.
McGregor evens it for Scotland with an absolute rip ????
— The Action Network (@ActionNetworkHQ) June 22, 2021
pic.twitter.com/10EtCtZnGZ
Nikola Vlasic ka realizuar në minutën e 17-të pas asistimit të Ivan Perisic.
Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia nuk i ka punët mirë pasi që ka vetëm një pikë dhe fitorja është e vetmja mundësi për kualifikim.
Në anën tjetër britanikët po ashtu kanë një pikë dhe do tentojnë që të marrin fitore.
Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” ka nisur ndeshja.