image Skenderaj/ Sekuestrohen dy armë të ekspozuara në rrjete sociale

Siguri

Skenderaj/ Sekuestrohen dy armë të ekspozuara në rrjete sociale

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka identifikuar dhe sekuestruar dy armë në Skenderaj, të cilat ishin ekspozuar ditë më parë në rrjete sociale nga një 18-vjeçar me inicialet G.I., shkruan Gazeta Sinjali.

Policia duke u bazuar në videot e shpërndara në rrjete sociale ka arrit të identifikoj të dyshuarin me ç’rast pas kontrollit në vendlindjen e tij, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë.

/GazetaSinjali/