image Skender Hyseni nga Washingtoni: Nuk kam kërkuar takim me Pompeon

Politikë

Skender Hyseni nga Washingtoni: Nuk kam kërkuar takim me Pompeon

news image

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni nga Washingtoni thotë se nuk ka kërkuar takim me sekretarin amerikan,Mike Pompeo.

Hyseni thotë se mediat kanë raportuar për një takim me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo, pa qenë e vërtetë.

“Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka që nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund të lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!

E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takojë Koordiantorin shtetëror për dialog” kur një takim i tillë nuk është kërkuar kurrë dhe as që do të ishte e përshtatshme të kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një takim i tillë”.

Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme”, ka shkruar Hyseni në Facebook. /GazetaSinjali/