image Skena të pabesueshme në Francë: Tifozët e St. Etienne hyjnë në fushë duke hedhur granata tymi ndaj lojtarëve - VIDEO

Futboll

Skena të pabesueshme në Francë: Tifozët e St. Etienne hyjnë në fushë duke hedhur granata tymi ndaj lojtarëve – VIDEO

news image

Tifozët e Saint-Etienne pushtuan fushën mbrëmë pasi u konfirmua rrëzimi i skuadrës së tyre në Ligue 2 dhe hodhën flakë dhe granata tymuese ndaj lojtarëve të tyre.

Fituesit rekord 10 herë të Ligue 1 u përballën me Auxerre në ndeshjen e dytë të play-off-it për mbijetesë në Stade Geoffroy-Guichard. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Saint-Etienne e dinte se duhej të fitonte për të siguruar vendin e tyre në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e dytë mbrëmë gjithashtu përfundoi 1-1, për të shkuar në vazhdime me po atë rezultat dhe penalltitë duhej të vendosnin fatin e skuadrës që do të luajë në Ligue 2.

Më të suksesshëm u treguan lojtarët e Auxerre duke e fituar kështu finalen e play-off dhe duke e rrëzuar skuadrën e Saint-Etienne në një divizion më të ulët.

Pas kësaj, tifozët e Saint-Etienne pushtuan fushën, duke bërë rrëmujë të madhe në fushë, duke hedhur granata tymi mbi lojtarët.

Lojtarët u desh të evakuoheshin sepse një mori tifozësh të zemëruar të Saint-Etienne vrapuan në fushë, duke mbajtur fishekzjarrë dhe granata tymi.

Stafi i skuadrës e kuptuan shpejt seriozitetin e situatës dhe shoqëruan disa nga lojtarët vendas jashtë fushës.

Një nga një, flakët u hodhën nëpër fushë, duke shkaktuar rrëziqe të mëdha ndaj futbollistëve.

Këtë sezon, Saint-Etienne është sanksionuar disa herë nga organi drejtues i futbollit francez, LFP.

Në tetor 2021, atyre iu tha të luanin ndeshjen me dyer të mbyllura, ndërsa ata luanin ndeshjen e Auxerre me një tribunë të mbyllur për shkak të telasheve të turmës kundër Monakos.

Klubi pritet të marrë një dënim të konsiderueshëm për incidentin e fundit të turmës.

/GazetaSinjaliSport/