image Skema 3D e masakrës së Velipojës, rindërtohet ngjarja: Nga sherri i pasdites për shezlonget, te vrasja pas mesnate

Shqipëri

Skema 3D e masakrës së Velipojës, rindërtohet ngjarja: Nga sherri i pasdites për shezlonget, te vrasja pas mesnate

news image

Report Tv ka rindërtuar të gjithë dinamikën e tragjedisë së Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, përcjell Gazeta Sinjali.

Debati mes dy familjeve filloi pasditen e 26 qershorit, kurse në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit u përmbyll me të shtëna armësh, ku si pasojë mbetën të vdekur 4 persona.

Po si nisi ngjarja?

Debati mes familjeve Ferracaku dhe Gjocaj filloj pasditen e 26 qershorit në plazhin e Velipojës për lejen e shfrytëzimit të shezlongëve të plazhit mes dy hoteleve të familjeve që i ndajnë vetëm 50 metra. Pas debateve verbale ata u larguan duke u ritakuar sërish pak para mesnate.

Gjashtë anëtarë të familjes Ferracaku, shkojnë tek Hotel “Gocaj”, 50 metra larg hotelit të tyre “Fantazia”, për t’u sqaruar mbi debatin e nisur për shezlongët. Kujtim Ferracaku, vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe 3 djemtë e Hasanit, dhe nipi i Kujtimit, Mirlind Dyli iu drejtuan hotel ‘Gocajt’ të armatosur dhe ulen në një tavolinë në ambientet e jashtme të hotelit të tyre.

Ferracakët i porosisin kamerierit Musaen Zeneli një kafe dhe më pas tavolinës së tyre i bashkohet Edmond Gocaj. Pak metra larg tavolinës, brenda një automjeti ndodhej Xhovani Gocaj, vëllai i Edmondit, me një armë kallashnikov me vete, që ndiqte nga makina të gjithë situatën.

30 minuta pas mesnatës ku shënonte 27 qershor pas debateve, Hasan Ferracaku dyshohet se qëllon për vdekje me pistoletë Edmond Gocajn. Sapo kjo është parë nga i vëllai i tij, Xhovani Gocaj që ndodhej në makinë ka dalë duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ferracakëve ku la të vrarë Kujtim Ferracakun, dhe plagosi Hasan Ferracakun dhe Mirlind Dylin nga breshëria e kallashnikovit.

Grupi i Ferracakëve kundërpërgjigjen me armë duke vrarë kamerierin Musaen Zeneli dhe Xhovani Gocaj.

Nga masakra në Velipojë mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku, Edmond Gocaj, Xhovani Gocaj, Musaen Zeneli, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Mirlind Dyli.

Ditën e sotme ndaj Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dylit u vendos masa arrest me burg, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 djemtë të Hasan Ferracakut si bashkëpunëtorë në ngjarje, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besard Ferracaku.

Shikoni videon KËTU. /Gazeta Sinjali/