image Skandaloze: Hetuesi i Policisë së Kosovës i quan argatë të Serbisë dëshmitarët e Speciales

Kosovë

Skandaloze: Hetuesi i Policisë së Kosovës i quan argatë të Serbisë dëshmitarët e Speciales

news image

Hetuesi policor i Policisë Rajonale të Gjakovës, Musa Gashi, i ka quajtur argatë të Serbisë personat që dëshmojnë në Gjykatën Speciale.

Këtë deklaratë ai e ka shpërndarë në rrjetin social në Facebook, duke ia bashkëngjitur një video-link, ku ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka deklaruar në një televizion se Specialja është “gjykatë mafioze”, ndërkaq ka shtuar se me dëshmitarët që fshehen nuk mund të ketë drejtësi.

Siç duket, me këtë deklaratë është pajtuar Gashi, pasi që e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, edhe pse është zyrtar i Policisë së Kosovës dhe do të duhej të përmbahej nga deklarimet kundër institucioneve të drejtësisë.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, që nga janari i këtij viti janë duke intervistuar ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarve dhe në cilësinë e dëshmitarëve.

Javëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Specializuar janë arrestuar kryetari dhe nënkryetari i organizatës së veteranëve në Kosovë, nën dyshimin për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

https://www.facebook.com/musa.gashi/posts/3736409323060622?xts[0]=68.ARDdbLHdyuFoOwjh_IM4fmwaDTqI-LvNklMgqzT8Y7z8285aFAW_9iA1nVCBNN_qqVzq3XogV9uWCrfmiLx7vpLav9szKqliBTx1vVmLuhm-MP7ngVxNfjXY1m-rpbC4ngr_l9akFrHXBS6ZVhVxgg9J9Gqcx2tnwvjy_Wu1rHz0SSKPaKbCSHVJBjpASdeVGdAGYHlyJMxj21pDdP-bd12FYri7p_83HI3O_npBzQjrqqVWUUB7ShMTt_cVik8PhSWJRYkL_CPWz8EiLp4psrfCkbfKbcgxMfPui6LLAz0Sdm0paJuX4GmcuoNRrlHxvcrJ-PI122OESo28z–TMBiIypGUh6EQjuk&tn=-R

/GazetaSinjali/