image Skandaloze: Djali i Vuçiqit i dha një thes me para një të dënuari për krime lufte - Sinjali

Skandaloze: Djali i Vuçiqit i dha një thes me para një të dënuari për krime lufte

news image

Djali i Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, bashkë me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para (30 mijë euro), një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd.

Kështu, shkruan gazeta serbe “Danas”, e cila thotë së ajo është vënë në shënjestër të pushtetit serb pas këtyre raportimeve.

I lartëpërmenduri për krime lufte është “Kapiten Dragani”, i cili në një konferencë për media e ka pranuar edhe vetë se Danilo ka qenë bashkë me delegacionin që e ka pritur pas daljes nga burgu dhe i kanë dhuruar një thes me para.

 “Kur nuk e godasin dot Vuçiqin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai.

 Edhe politikani serb dhe ministri Nebojsha Stefanoviq ai i cili ka drejtuar akuza ndaj “Danas”, duke thënë se gazetat në Serbi po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiqit dhe se po përgatitin grusht shteti.

Ballina e të përditshmes “Danas”, në të cilën opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiq – jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp dhe turp që e ka e gjithë Serbia”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Derisa Vuçiq ka thënë se meqë s’po mund t’i gjejnë gabime, po ia sulmojnë djalin.

Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg dhe është liruar nga burgu. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin