Pas avullimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një konference për media tha se “transaksionet e dyshimta” kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik, me ç’rast është arrestuar një zyrtar i Thesarit.
Bajrami tregoi se zyrtari i arrestuar kishte punuar në Thesar për 11 vjet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Janë zyrtarë të Thesarit të Shtetit. Punon në Thesar qe 11 vjet, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, tha ministrja Bajrami.
Ministrja e Financave ka treguar se jashtëligjshëm janë bërë 4 transaksione nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik.
Ndryshe, Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast. /Gazeta Sinjali/