image Skandali “Qatar-Gate”, Borrell: BE zero tolerancë për korrupsionin

Evropë

Skandali “Qatar-Gate”, Borrell: BE zero tolerancë për korrupsionin

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se do të ketë zero tolerancë për korrupsionin gjatë vizitës së tij në Marok.

Borrell diskutoi me kryeministrin maroken Aziz Achanous dhe ministrin e Jashtëm Nasser Bourita rreth hetimeve në vazhdim mbi akuzat për korrupsion kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian,të cilat kanë kërkuar heqjen e imunitetit të tyre parlamentar.

Ai përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian, sipas të cilit nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për korrupsionin.

Në pritje të përfundimit të hetimeve në vijimësi nga autoritetet gjyqësore, Josep Borrell tha se pritet bashkëpunimi i plotë i të gjithëve në këtë hetim.

“Pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë: nuk mund të ketë mosndëshkim për korrupsionin, zero tolerancë ndaj tij. Duhet të presim përfundimin e hetimeve në vazhdim nga autoritetet gjyqësore që duhet të sqarojnë këto fakte dhe presim bashkëpunimin e plotë të të gjithëve në këtë hetim”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/