image Skandali me zv/presidenten e Parlamentit të BE-së, Greqia merr një vendim

Evropë

Skandali me zv/presidenten e Parlamentit të BE-së, Greqia merr një vendim

news image

Autoritetet greke ngrinë të hënën asetet e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, pas arrestimit të saj për akuza për korrupsion që dyshohet se kanë lidhje me Katarin, raportojnë mediat lokale.

Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e organit legjislativ evropian nga partia e majtë qendrore e Greqisë PASOK-KINAL, u mbajt të premten nga policia belge pasi shtëpia e saj u kontrollua, sipas të përditshmes belge Le Soir.

Sipas transmetuesit publik grek ERT, autoritetet pezulluan gjithashtu “llogaritë bankare, kasafortat, kompanitë dhe pasuritë e tjera financiare” të të afërmve të saj.

Gjithashtu, po ngrihen edhe llogaritë bankare të një kompanie pronash të paluajtshme në Kolonaki, e cila u themelua nga Kaili dhe bashkëshorti i saj, tha ERT.

/GazetaSinjali/