image “Skandali financiar në Slloveni” – AKK nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj

Politikë

“Skandali financiar në Slloveni” – AKK nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj

news image

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Berishaj dyshohet se kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob.

Për këtë, në Kosovë janë ngjallur reagime të shumta. Madje edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka konfirmuar se do ta verifikoj pasurinë e ambasadorit të Kosovës.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i tha Gazetës Sinjali se sot agjencia ka filluar me procedurat për ta verifikuar pasurinë e Berishajt.

“Po, AKK ka inicuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj”, ka konfirmuar Buleshkaj.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb dyshohet se e ka fshehur pronësinë e tij mbi tri kompani në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në formularin e pasurisë, ambasadori Berishaj nuk ka deklaruar se është pronar i “MB Consulting”, kompaninë së tij në Mal të Zi, me të cilën implikohet në skandalin financiar për transfere të dyshimta të parave te politikani slloven, Robert Golob.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, ambasadori Berishaj u raportua se ka fshehur aksionet të cilat i posedon edhe në dy kompani në Kosovë: Myloja LLC dhe Zaslon Kosova.

/GazetaSinjali/