image Skandalet në Polici/ Tasholli: Dhuna e policëve s’arsyetohet, vazhdimisht trajnohen se kur mund të përdoret forca

Siguri

Skandalet në Polici/ Tasholli: Dhuna e policëve s’arsyetohet, vazhdimisht trajnohen se kur mund të përdoret forca

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht raste të shumta ku policët kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Me këto raste nuk po pajtohet Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Tasholli ka thënë se pavarësisht çfarë vepre penale kryen qytetari, në momentin kur ai dorëzohet në stacionin policor, nuk mund të keqtrajtohet nga zyrtarët policorë.

“E kam parë atë skenë dhe ne jemi në mbrojtje të qytetarëve 24 orë. Ai rast që e ka përdor ai koleg e kanë gjykuar të gjitha instancat dhe është e papranueshme dhe duhet të merren masa ndaj tyre pavarësisht cilën shkalle e ka keqpërdorur. Pavarësisht veprën që e bën qytetari kur dorëzohet në stacion, më polici nuk ka të drejtë të ushtron dhunë ndaj tij apo të vetëmbrohet. Po është i suspenduar sipas standardeve që i kemi ne edhe gjyqi është duke u marr me të”, tha ai.

Mes tjerash, Tasholli ka shtuar se policët vazhdimisht trajnohen se si duhet të sillen me qytetarët dhe në cilat raste mund të përdoret forca.

“Së pari trajnimet që i bëjnë policët prej ditës së parë dhe ata e dinë saktë se ku mund ta përdorin forcën dhe çdo tejkalim i autorizimit zyrtar pavarësisht mënyrën kohën dhe vendin, atëherë do të dënohen nga të gjitha organet tona. Ftoj qytetarët se nëse kanë raste ku polici kalon autorizimin zyrtar të denoncohen dhe të lajmërohen për sjelljen e policit ndaj atij qytetari. Por çka është evidente te ne është se ka një disiplinë të brendshme polici inspektohet nga shefi i ndërrimit, pastaj vjen drejtori dhe është inspektimi i brendshëm, janë standardet është inspektorati dhe të gjithë këto me rend e përcjellin policin për punën e tij të bërë”, tha ai për EO./Gazeta Sinjali/