image Skandal në Champions, tifozët armenë shfaqin parullën "Kosova është Serbi" - Sinjali

Skandal në Champions, tifozët armenë shfaqin parullën “Kosova është Serbi”

news image

Sërish është shfaqur një pankartë nacionaliste në stadiumet ku luhen ndeshjet eliminatore të Champions League.

Tifozët e Pjunik janë bërë protagonistë në duelin kundër serbëve të Crvena Zvezda.

Dihet që Armenia është në konflikt me Azerbajxhanin dhe ata “godasin” armiqtë, por edhe Kosovën.

Në një nga tribunat u hap mesazhi “Karabak është Armeni, Kosova është Serbi”.

Sigurisht pritet që UEFA të marrë masa dhe ta ndëshkojë klubin armen për këtë banderolë.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: