Një futbollist i Premier League dhe i kombëtares është arrestuar në veri të Londrës me dyshimin për përdhunim.
29-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në paraburgim mëngjesin e së hënës ku edhe ndodhet, siç raporton The Telegraph.
Policia Metropolitane i tha BBC Sport: “Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022”.
Deklarata shtoi: “Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim ku ndodhet.
“Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”.