image Skandal i madh në Francë: Ia huqin himnit të Shqipërisë

Futboll/ Skandal i madh në Francë: Ia huqin himnit të Shqipërisë

news image

Një skandal i paimagjinuar ka ndodhur para pak minutave në Francë, aty ku sapo ka filluar ndeshja mes Frances dhe Shqiperisë.

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifkimet Euro2020 do të duhej të fillonte me himnet e dy shteteve.

Fillimisht rregulli i FIFA-s parasheh që ndeshja të fillojë me himnin e shtetit mysafir. Kjo ndeshje ka filluar me himnin e shtetit të Andores, shkruan Sinjali.

Me pas është intonuar himni i shtetit francez.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria luan me Francën, por që asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndeshja ka filluar me 8 minuta vonesë për shkak të këtij problemi, ndërsa tifozët Kuq E Zi janë shfaqur tejet të nervozuar./Sinjali/

https://twitter.com/kloppoynwa/status/1170407527789617153?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1170407527789617153&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flojtaret-shqiptare-nuk-pranojne-ta-nisin-ndeshjen-kunder-frances-shkaku-i-himnit%2F