image ‘’S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi’’

Kosovë

Rajoni/ ‘’S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi’’

news image

Njohësi i diplomacisë së Ballkanit, Daniel Serwver ka thënë se nuk sheh se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë dhe zgjedhjet e majit në Serbi.

‘’Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi’’, është shprehur ai për Tanjug.

Serwer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë.

Gjithashtu profesori universitar, Daniel Serwver, ka folur edhe për presidentin Donald Trump, ku beson që presidenti Donald Trump padyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në senat.

‘’Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat’’ ./ Gazeta Sinjali/