image S’ka roje bregdetare, pronarët e plazheve licensohen vetë për të kursyer para

Shqipëri

S’ka roje bregdetare, pronarët e plazheve licensohen vetë për të kursyer para

news image

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojen bregdetare të kullave të vrojtimit.

Në teori e zbatueshme, por në praktikë nuk ndodh kështu.

Kam 5 ditë, roje bregdetare nuk ka patur për arsye se ndoshta është fillimi. Më lart ka kabina që ndoshta në një të ardhme do ketë që do kontrollojnë detin se tani ka pak njerëz. Jemi nga Kosova, kemi 1 muaj, skemi parë asnjë roje, nuk ka asnjë kufizim, aty është rrezik për fëmijët”, shprehen disa pushues.

Jam nga Polonia, kam dy ditë këtu, nuk kam parë asnjë vrojtues plazhi dhe nuk kam parë as dushe dhe është shumë e çuditshme për mua, se kur kemi qenë në vende të tjera ne i kemi këto. Duhet të ketë vrojtues shof që ka kulla, por nuj kane asnjë person aty”, thotë një turist polak.

Leneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve të plazhit, tha për Euronews Albania se për vitin 2022 janë trajnuar dhe liçensuar 19 vrojtues.

Por, të 19-të janë pronarë plazhi dhe kjo ndodh për dy arsye.

Pronarët e plazhit kërkojnë persona për t’i trajnuar që t’ua bëjnë ata pagesën e trajnimit dhe të vendosi vrojtuesit cfarë rroge duan, por nuk ka persona të interesuar. Një arsye tjetër është se pronarët e plazhit nuk duan të paguajnë lekë shtesë për të marrë nië punonjës më shumë dhe e bëjnë vetë trajnimin, por nuk është se këta pronarë qëndrojnë në pikën e vrojtimit dhe kryejnë rolin e vrojtuesit të plazhit, e marrin vetëm për të marrë lejen e plazhit dhe kaq”, tha ajo.

Në Vlorë, tashmë shezlongët janë vendosur dhe pushuesit shtohen çdo ditë, ndërsa mungesa e elementëve të sigurisë, vijon të mbetet problem edhe këtë sezon.

Kryeinspektori i policisë bashkiake tha për Euronews Albania se kontrollet nuk kanë nisur ende pasi po pritet lista përfundimtare e përfituesve të plazheve nga bashkia Vlorë.

Sakaq, Agjencia Kombëtare e Bregdetit tha se javën e ardhshme do të nisin kontrollet se bashku me Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake për të kontrolluar të gjitha subjektet mbi hapësirat e zëna dhe pajisjen me vrojtues plazhi.

Për këtë sezon, i vetmi vrojtues në plazhin e Vlorës, rezulton të jetë kryetari i bashkisë, Dritani Leli, i cili i dha ndihmën e parë një pushuesi që pati problem me zemrën.

/GazetaSinjali/