image S’ka më blerje të veturave zyrtare nga ministritë, Qeveria pritet të marrë vendim

Politikë

S’ka më blerje të veturave zyrtare nga ministritë, Qeveria pritet të marrë vendim

news image

Qeveria e Kosovës, pritet që nesër të shqyrtojë një propozim-vendim lidhur me blerjen e veturave zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mbledhjen e 36 të ekzekutivit, që pritet të mbahet nesër në orën 16:00, rendin e ditës të së cilës e ka siguruar Gazeta Sinjali, në pikën e 5-të thuhet se ky propozim-vendim, ka të bëjë me ndalimin e procedurave të blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre.  

Çdo vit është raportuar se në të dhënat e buxhetit është parë se ka vazhduar  tendenca e shpenzimit të mijërave eurove për blerje të veturave.

Por si duket një gjë e tillë do të ndalohet nëse merret ky vendim nga Qeveria Hoti.

/GazetaSinjali/