image S’ka marrëveshje për koalicion mes Kurtit e Mustafës

Politikë

Politikë/ S’ka marrëveshje për koalicion mes Kurtit e Mustafës

news image

Takimi i sotëm mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka rezultuar pa arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, raporton Gazeta Sinjali.

Takimi që u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës nuk ka prodhuar marrëveshjen për të cilën u raportua se pritej të arrihej sot, mëson Gazeta Sinjali.

Nuk dihet nëse palët do të zhvillojnë ndonjë takim tjetër apo përfundimisht janë shuar bisedimet për lidhjen e një koalicioni të mundshëm LVV-LDK. /Gazeta Sinjali/