image Ende s’ka marrëveshje finale, negociatat po vazhdojnë në Bruksel

Politikë

Ende s’ka marrëveshje finale, negociatat po vazhdojnë në Bruksel

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka dhënë detaje për takimet e palës serbe dhe asaj kosovare, në kuadër të dialogut, sot në Bruksel.

Sonte u raportua nga zv/kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Por Stano thotë se bisedimet për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës janë duke vazhduar.

“Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka mbaruar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano.

/GazetaSinjali/