image S`ka kush i del përpara Paris Saint-Germain, shkëlqejnë Mbappe e Neymar

Futboll

Sport/ S`ka kush i del përpara Paris Saint-Germain, shkëlqejnë Mbappe e Neymar

news image

PSG nuk ka rivalë në Francë prej disa vitesh. Rivaliteti më i madh duket se është më shumë brenda klubit se kush do të jetë golashënuesi apo lojtari më i mirë i ndeshjes Neymar apo Mbappe.

Në ndeshjen e fundit ndaj Amiens, ku kryeqytetasit triumfuan 4-1, ishte Mbappe ai që fitoi “duelin” me shokun e tij të skuadrës, teksa realizoi 2 gola.

Në këtë ndeshje shënuan edhe Neymar, por edhe ish-kapiteni i Interit, Icardi.

Me këtë fitore, PSG udhëheq i qetë renditjen me 45 pikë, 7 më shumë se Marseille e vendit të dytë./ Gazeta Sinjali/