image S’ka kuorum për votimin e rezolutës së AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Pas rreth shtatë orëve ka përfunduar debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi. Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se nuk ka kuorum për vendimmarrje.

“Vetëm 52 deputetë janë të pranishëm. Kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje”, ka njoftuar Bogujevci.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se qeveria e ka devijuar debatin në formën më të ulët të mundshme.

Kreu i deputetëve të kësaj partie tha se rezoluta është e përkthyer në dy pika.

E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e sotme plenare ka qenë debati parlamentar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/