Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve, pasi që në sallën plenare në momentin e votimit ishin vetëm 57 deputetë.
Kryeparlamentari Konjufca tha se për vazhdimin e seancës së sotme plenare do të njoftojë ditët në vijim.
Ndërsa, ushtruesja e detyrës së shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke prezantuar rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve, tha se përmes saj dhe hartimit të ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.