image S’ka datë për konferencën e radhës statusore ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Drejtësi

S’ka datë për konferencën e radhës statusore ndaj Gucatit dhe Haradinajt

news image

Pa u caktuar data për konferencën e ardhshme të ecurisë së çështjes, është mbyllur konferenca e sotme në Dhomat e Specializuara, e cila u mbajt për dy të akuzuarit, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka deklaruar se janë dakord që të mbahet edhe një konferencë e radhës, dhe kjo të bëhet pasi që mbrojtja ta ketë dorëzuar dosjen paraprake. Kjo e fundit ka thënë se ende nuk kanë datë se kur mund ta publikojnë dosjen, pasi që kanë shumë material të dosjes që duhet shqyrtuar.

Mbrojtja ka thënë se janë rreth 8 mijë dosje që duhet parë, dhe sipas saj, 14 qershori nuk është data kur janë të gatshëm.

Një nga pikat më të diskutueshme në këtë konferencë statusore ishte ajo e nxjerrjes së materialit provues, ku prokuroria deklaroi se provat si video i janë dorëzuar edhe mbrojtjes për shqyrtim, derisa kjo e fundit, thotë se nuk është ndarë e kënaqur me mënyrën se si i kanë parë ato.

“Në përputhje me urdhrin tuaj gjykatës, jemi angazhuar me mbrojtjen për bartjen e videove, kur ishin ngarkuar videot në lap top, janë pjesë të ndryshme të videove, s’janë përsëritje. Të njëjtat video janë lidhur në disa herë, 11 video i janë bërë të disponueshme mbrojtjes së Gucatit”.

“Mbrojtja e Haradinajt ka thënë që synojnë t’i shohin videot dhe nëse mbrojtja dëshiron që t’i shoh ato, atëherë do të bëjmë përgatitjet”./Gazeta Sinjali/