Real Madridi e ka festuar mbrëmë titullin e 34-të të të La Ligës, ndërsa Gareth Bale ka vazhduar të befasojë me sjelljet e tij të çuditshme.
Mediat e kanë kapur momentin kur ai është larguar drejt dhomave të zhveshjes në minutën e 12-të dhe nuk dihet arsyeja e këtij veprimi. Kur u rikthye, ai foli për disa minuta me Zidanin dhe pastaj u rehatua në stol.
Pas ndeshjes kur Reali e siguroi matematikisht titullin, futbollistët filluan festën, ndërsa sulmuesi uellsian po rrinte indiferent me pjesën tjetër të futbollistëve.
Bale u filmua disa herë duke qeshur me ironi dhe duke u fotografuar i ndarë nga ekipi. /Sinjali Sportiv