image Situatë emergjente në Poloni, Qeveria mban mbledhje të Sigurisë Kombëtare

Botë

Situatë emergjente në Poloni, Qeveria mban mbledhje të Sigurisë Kombëtare

news image

Pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë mbi një qytet kufitar në Poloni, ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona, Qeveria polake ka thirrur mbledhje të Sigurisë Kombëtare, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

Një zëdhënës i Qeverisë në Poloni ka thënë se ky takim është thirrur si pasojë e një situate emergjente, pa dhënë më tepër informacione.

Nuk ka ende asnjë konfirmim nga autoritetet polake se raketat ruse ranë në territorin e Polonisë, teksa po vazhdojnë hetimet lidhur me incidentin.

/GazetaSinjali/