image Situatë e rënduar/ 26 mijë e 525 qytetarë janë të infektuar aktualisht me COVID-19

Shëndetësi

Situatë e rënduar/ 26 mijë e 525 qytetarë janë të infektuar aktualisht me COVID-19

news image

Rastet e vdekjes e të infektimeve nga koronavirusi në Kosovë, ditëve të fundit kanë shënuar ngritje drastike.

Sipas raportit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19, është 26 mijë e 525.

Të hënën u raportuan 20 viktima dhe me 932 raste pozitive me koronavirus.

Rastet e reja kanë dalë pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Nga numri i përgjithshëm i të testuarve, mbi 12 për qind kanë dalë pozitivë.

Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 191 persona.

Më 29 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, të cilat sipas Qeverisë së Kosovës, kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

/GazetaSinjali/