image Situatë dramatike, por ky burrë kujdeset ta marrë me vete një dollap pas tërmetit

Rajon

Laç/ Situatë dramatike, por ky burrë kujdeset ta marrë me vete një dollap pas tërmetit

news image

Tërmeti ka bërë hatanë edhe në Laç. 173 banesa, sipas shifrave zyrtare në këtë zonë janë dëmtuar, shumë prej të cilave janë shtëpi të pabanuara.

Banorët kanë dalë të tmerruar dhe kërkojnë strehim. Shumë janë nisur drejt Lezhës, të tjera në Thumanë ku është ngritur një kamping me çadra, por situata është katastrofike.

Por, ka edhe nga ata që janë rikthyer nëpër shtëpi. Ky burrë në video mes rrënojave të pallatit dhe çarjeve të mureve, mes një rreziku evident nuk ikën të shpëtojë veten, por gjen kohë të marrë edhe dollapin mbi shpinë.

Situata dramatike. Banorë që kërkojnë strehë dhe që janë të frikësuar dhe me ankth. Ata kërkojnë të dinë se ku do e kalojnë natën, ndërkohë që edhe moti pritet të përkeqësohet.

https://youtu.be/cztfpPfw4VE?t=15