Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë pranuar edhe 20 pacientë me koronavirus, duke e çuar në 214 numrin e të të infektuarve që po trajtohen në këtë spital, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin e fundit të këtij spitali bëhet e ditur se 180 prej pacientëve të hospitalizuar janë me oksigjeno-terapi, tetë me CPAP dhe 57 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Brenda këtij intervali kohor janë shëruar shtatë pacientë të cilët po trajtoheshin në këtë spital./Gazeta Sinjali/