Nesër në Holandë restorantet, kafenetë dhe supermarketet duhet t’i mbyllin dyert e tyre në orën 20:00 për tre javët e ardhshme, ndërsa dyqanet tjera që në orën 18:00, transmeton Sinjali. Do të ketë gjithashtu këshilla për të kufizuar vizitat në shtëpi dhe të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.
Karantina dhe masat e tjera do të hyjnë në fuqi nesër (e shtunë) nga ora 18:00 dhe do vazhdojë për tri javë.
Sipas masave të reja, do të mbyllen palestrat sportive, mirëpo kinematë, teatrot e shkollat do të qëndrojnë të hapura.
Me këto masa, Qeveria kërkon të ulë numrin e infeksioneve dhe pacientëve të shtruar në spital.