Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka vlerësuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në përpjekjet e tij për paqen dhe stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre.
Temë diskutimi mes tyre ishte situata në Veriun e Kosovës.
Ajo ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për paqen dhe prosperitetin mes Kosovës dhe Serbisë.
“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo ndër tjerash në Twitter.
Escobar të hënën është takuar me zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mirce dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.