image Situata në Veri, ShBA i jep kërkesën e prerë Kosovës

Politikë

Situata në Veri, ShBA i jep kërkesën e prerë Kosovës

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës i ka kërkuar kryeministri Albin Kurti edhe njëherë që të shtyjë menjëherë afatin për zbatimin e marrëveshjet për targat me Serbinë.

Në një përgjigje ekskluzive për Klan Kosovën u është bërë thirrje edhe serbëve që të kthehen në institucione, pasi ata janë larguar.

“Në të njëjtën kohë, ne përsëri i bashkohemi BE-së për t’i kërkuar autoriteteve kosovare që të respektojnë detyrimet e tyre pa ndonjë vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të ri-regjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM,derisa të zgjidhet çështja e targave nga palët në kuadër të dialogut”, thuhet në përgjigje, njofton klani.

/GazetaSinjali/